Program menaxherial për Bar & Restorant
Kujdesuni për klientët tuaj dhe zhvilloni biznesin me zgjidhjet
tona
– të gjitha në një platformë të vetme.
Vlerësime në Google 4.9 yje | 71 vlerësime
Rritni Shitjet
Shërbeni më shpejt dhe menaxhoni më mirë, si brenda ashtu edhe jashtë lokalit.Me E-Table, çdo ndërveprim me klientin kthehet në një mundësi për të rritur fitimin tuaj.
Ofroni një Eksperiencë Unike për Klientët
Siguroni porosi pa gabime, reduktoni kohën e pritjes dhe shërbeni klientët sipas dëshirës së tyre, për take-away, drekim në lokal apo delivery. Kudo dhe në çdo moment.
Kurseni Kohë dhe Para
Reduktoni shpenzimet dhe humbjet ushqimore, ndërsa përmirësoni komunikimin mes sallës dhe kuzhinës me raporte të qarta dhe mjete të thjeshta dhe të lehta për t’u përdorur.
Paneli i Biznesit
Pamje e plotë e aktivitetit të restorantit tuaj
– menaxho
gjithçka në kohë reale!
Shiko statistikat, krahasimet dhe aktivitetet e përditshme të biznesit tuaj në një vend të vetëm.
Paneli i E-Table ju lejon të menaxhoni rezervimet, porositë, tavolinat dhe performancën e stafit në kohë reale. Të dhëna të qarta dhe analiza vizuale ju ndihmojnë të merrni vendime të shpejta dhe të sakta.
Lehtëso Punën e Stafit
Menaxhoni dhe optimizoni kapacitetet e disponueshme lehtësisht përmes sistemit qendror të rezervimeve. Të gjitha rezervimet ruhen në një vend, duke ju dhënë një pamje të qartë dhe të organizuar. Procesi i rezervimeve bëhet më i shpejtë dhe i thjeshtë, duke reduktuar ngarkesën e stafit.
Digital Menu
Klientët porosisin drejtpërdrejt nga tavolina duke skanuar QR kodin. Produktet shtohen në shportë dhe pagesa kryhet menjëherë, pa ndërhyrjen e kamerierit.
Monitoro Porositë
Menaxho porositë në kohë reale për çdo tavolinë. Përditëso statusin e tyre me një klik dhe siguro shërbim më të shpejtë dhe efikas.
Raporte Shitjesh
Gjenero raporte të detajuara mbi volumin e shitjeve dhe preferencat e klientëve, dhe përdori këto të dhëna për të përmirësuar ofertat e menusë.
Menu Inteligjente
Krijoni një menu dixhitale të personalizuar me logon, ngjyrat dhe fotot e restorantit tuaj. Dizajni është i përshtatshëm me identitetin e brandit dhe ambientin e lokalit.
Kurseni Kohë
Merr një kod unik për biznesin tënd me menu dixhitale gati për përdorim. Paneli i thjeshtë mundëson shtimin ose ndryshimin e produkteve në çdo moment.
Shërbim Efikas
Me porosi të shpejta, të sakta dhe pa gabime, klientët përfitojnë një eksperiencë moderne, ndërsa stafi kursen kohë dhe energji.



