Kalo te përmbajtja

Rezervime në çdo orë, pa asnjë telefonatë

Klientët rezervojnë tavolinë nga faqja juaj e internetit, edhe kur lokali është mbyllur. Çdo rezervim hyn vetë në E-Table, gati për stafin tuaj.

Shiko çmimet
Kalendari javor i rezervimeve të tarracës

Besuar nga restorante dhe bare në Shqipëri

4,9 · 71 vlerësime në Google

Kalendari mujor i rezervimeve në panelin e E-Table
Nga faqja juaj

Klientët rezervojnë vetë, kur t’u përshtatet

Formulari i rezervimeve vendoset në faqen tuaj të internetit. Klientët zgjedhin datën, orën dhe numrin e personave, pa pritur që dikush të hapë telefonin në orët më të ngarkuara.

  • Rezervime gjatë gjithë ditës
  • Asnjë telefonatë e humbur
Kalendari javor i rezervimeve të tarracës
Në një vend

Të gjitha rezervimet në një listë

Rezervimet nga faqja juaj dhe ato që merrni në telefon ose në lokal regjistrohen në të njëjtën faqe. Stafi i sheh në kohë reale dhe i konfirmon ose i ndryshon me një klik.

  • Konfirmoni ose ndryshoni rezervimin
  • Pamje e qartë e gjithë ditës
Planimetria e sallës kryesore me 26 tavolina, të lira me të gjelbër dhe të zëna me të kuqe
Në tavolinë

Nga rezervimi te tavolina dhe fatura

Rezervimi lidhet me tavolinën në planimetri. Kur grupi mbërrin, stafi mund t’i ndajë ose t’i bashkojë vendet dhe faturat sipas nevojës.

  • Tavolinat e rezervuara shihen në planimetri
  • Ndani ose bashkoni faturat

Gjithçka për rezervimet

  • Rezervime nga faqja

    Formulari në faqen tuaj pranon rezervime në çdo orë.

  • Një listë e vetme

    Rezervimet nga faqja, telefoni dhe lokali, bashkë.

  • Konfirmim me një klik

    Konfirmoni ose ndryshoni rezervimin nga paneli.

  • Lidhur me planimetrinë

    Shihni cilat tavolina janë të rezervuara.

  • Ndani ose bashkoni

    Vendet dhe faturat e grupeve, siç ju duhen.

  • Importoni të dhënat

    Rezervimet dhe klientët ekzistues kalojnë lehtë.