Kalo te përmbajtja

Pyetje të shpeshta rreth E-Table

Karakteristikat e E-Table

Si më ndihmon E-Table në menaxhimin e restorantit tim?

E-Table mbështet të gjitha operacionet kryesore të restorantit: rezervime, porosi, inventar dhe raportime. Duke i pasur të gjitha në një platformë, menaxhimi bëhet më i thjeshtë dhe më transparent, duke kursyer kohë dhe ulur gabimet.

A mund të porosisin klientët direkt nga tavolina me QR kod?

Po! Klientët thjesht skanojnë QR kodin dhe mund të shohin menunë, të porosisin e madje të paguajnë drejtpërdrejt nga telefoni i tyre – pa pritur kamarierin.

A ofron ndërfaqe të veçantë për kuzhinën dhe barin?

Po, porositë shpërndahen automatikisht sipas sektorëve: kuzhinë, bar apo zona të tjera. Kjo i ndihmon stafin të punojë më shpejt dhe pa konfuzion.

A mund të krijoj vetë zonat e restorantit tim në E-Table?

Sigurisht! Ju mund të shtoni aq zona sa dëshironi – sallë, tarracë, lounge apo VIP – për të reflektuar organizimin real të restorantit tuaj.

Si funksionon integrimi me BookersDesk?

Integrimi me BookersDesk.com lejon faturimin automatik të çdo shërbimi sipas dhomës së hotelit. Të gjitha pasqyrohen menjëherë në faturën përmbledhëse.

Nuk e gjetët përgjigjen?

Na shkruani ose na telefononi. Ekipi ynë është gati t’ju ndihmojë.